Lifestyle

Presidenti i Ukrainës i premton 1 milion dollarë “kush e gjen vaksinën ndaj koronavirusit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për shkencëtarët e vendit, nëse ata arrijnë të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit.

Vendi ish-Sovjetik me një popullsi prej rreth 42 milion ka konfirmuar 3,102 raste të COVID-19 dhe 93 njerëz kanë vdekur.

“Presidenti beson se një milion dollarë është një nxitje e mirë”, tha zëdhënësja e tij Yuliya Mendel në një deklaratë dërguar AFP, me qëllimin që të zhvillojë një vaksinë që do të “shpëtojë qindra mijëra jetë njerëzish”.

Ajo shtoi se kërkesa e Zelenskyt për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 u dërgua në Akademinë e Shkencave të Ukrainës muajin e kaluar. Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi rëndësinë e zhvillimit të një vaksine COVID-19, duke thënë se ishte e nevojshme që të ndalohej plotësisht transmetimi i sëmundjes, e cila ka çuar në mbi 120,000 vdekje në të gjithë botën.