Lifestyle

“Bota ime” me gjimnasten amerikane

Vazhdon cikli i dokumentarëve “Bota ime” në KTV.

Episodi i radhës sjell përgjigjet në pyetjet e të rinjve drejtuar gjimnastes amerikane Simone Biles, fituese e mbi 30 medaljeve olimpike dhe kampionateve botërore.

Po ashtu do të njiheni me disa të rinj të cilët flasin për jetën e tyre në burg.

Ndryshe, “Bota ime” është program i cili iu dedikohet adoleshentëve që duan të dinë më shumë rreth historive kryesore dhe çështjeve që përkufizojnë botën tonë.

Për më shumë na ndiqni çdo të shtunë në orën 17:30 vetëm në KTV.