Lifestyle

Mosha mesatare e fëmijëve në Kosovë, kur për herë të parë vizitojnë dentistin – 5 vjeç

Descriptive Text

Sipas një hulumtimi, mosha mesatare e fëmijëve të cilët për herë të parë vizitojnë dentistin është 5 vjeç.

Në Ditën Ndërkombëtare të Dentistit, të premten, është publikuar një hulumtim në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, raporton KP-ja.

Dhe të gjeturat e hulumtimit janë shqetësuese.

“Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës 3-vjeçare, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Mesatarja e dhëmbëve të prishur tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë është rreth 10. Shumica e këtyre fëmijëve janë sjell me dhimbje ose kanë përjetuar dhimbje të dhëmbëve në dy ditët e fundit ose më gjatë”, thuhet në raportin e publikuar.