Lifestyle

Procesi i ngjyrosjes së tekstilit nga Krenare Rugova

Descriptive Text

Disenjatorja Krenare Rugova është në përgatitje e sipër të koleksionit më të ri për Pranvere-Verë 2020.

Si çdo herë e veçantë në thelbin e punëve të saj, edhe këtë herë disenjatorja ka zgjedhur një teknikë interesante për kreacionet e reja, ngjyrosjen apo pikturimin e tekstilit.

Fashionista ju sjell gjithë këtë proces, të realizuar nga vetë disenjatorja e cila zbulon disa nga detajet që e përbëjnë koleksionin që pritet të prezantohet së shpejti.

“Procesi i ngjyrosjes së materialit është fillimi i koleksionit ndërsa karakterizohet me ngjyra më të ndezura, të cilat i kam aplikuar në material, koleksion ky i cili do të prezantohet në platformën time online, www.krenarerugova.com”, ka bërë të ditur disenjatorja në emisionin Fashionista në KTV.

Për të kuptuar më shumë rreth procesit të ngjyrosjes dhe detaje nga koleksioni më i ri, ndiqeni materialin e përgatitur në videon.