Lifestyle

Disenjatorja Kaona Duriqi prezanton mini-koleksionin të frymëzuar nga stili barok

Disenjatorja e njohur Kaona Duriqi ka prezantuar një mini- koleksion me modele elegante të frymëzuara nga stili barok, të punuar me materiale mëndafshi nga Tajlanda, me copa të ngarkuara dhe fantazi.

Me feminizmin që e karakterizon por të rikonceptuar për t’iu përshtatur femres bashkëkohore koleksioni i limituar sjell fustane të volumit dhe të dendura në të cilin hapet një model piktorest nga ngjyra ari të shndritshme me lule të qëndisura.

Kaona Duriqi ishte e ftuar në emisionin “Fashionista” në KTV për të prezantuar në detaje koleksionin më të ri.

Kuptoni më shumë për fustanet e Kaonës, përmes videos më poshtë: