Lifestyle

Marihuana e lehtëson dhimbjen te meshkujt, por jo edhe te femrat

Descriptive Text

Në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet gjithnjë e më shumë bizneseve po hulumtohet përdorimi i mundshëm i marihuanës për lehtësimin e dhimbjeve, veçanërisht pasi që një numër në rritje i shteteve po e legalizon këtë substancë. Megjithatë, duket se marihuana nuk ka efekt aq pozitiv në shumë femra sa ka në meshkuj, transmeton koha.net.

Analiza në revistën Drug and Alcohol Dependence tregon se meshkujt janë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes pas konsumit të marihuanës, ndërsa femrat nuk janë.

Një studim i kryer nga hulumtuesit nënkuptonte që personat ta fusnin dorën në ujë të ftohtë, dhe pastaj atyre ua matën treguesit verbalë të dhimbjes, si dhe koha e reagimit, apo koha që iu nevojitej që ta nxjerrin dorën nga uji. Pas konsumimit të marihuanës, meshkujt raportuan më pak dhimbje se më parë, ndërsa për femrat këto nivele mbeten të njëjta.

Autorët e studimit paralajmëruan se këto dallime gjinore mund të ndikojnë në hulumtime për përdorimin e mundshëm terapeutik të marihuanës.

Megjithatë, studiuesit thonë edhe se nuk duhet të hidhet poshtë plotësisht ideja e përdorimit të marihuanës për trajtimin e dhimbjeve tek femrat. Femrat që konsumojnë marihuanë më shpejt mësohen të bëhen më pak të ndjeshme ndaj veprimit të saj, dhe meqë personat në studim ishin përdorues të rregullt, studiuesit thonë se këtu mund të fshihet arsyeja për këto dallime.