Lifestyle

Vetitë e vajrave bimorë

Vaj kokosi, limoni, kantarioni, ricini e aloe vera janë disa nga vajrat bimore që në përbërjen e tyre kanë lëndë ushqyese e kuruese. Ato përfitohen nga bimë të ndryshme dhe nuk japin efekte anësore. Në shumë raste ato përdoren për trajtimin e problemeve të lëkurës.

Albanota Pajaziti është njëra ndër vajzat e shumta që i përdor këto vajra.

Albanota thotë se shumicën e vajrave i përdor për fytyrë, mirëpo edhe për vetulla, flokë e qerpikë.

Përveç shkëlqimit të fytyrës, rritjes së flokëve, Albanota thotë se me përdorim të vajrave ka arritur t’i largojë edhe aknet.

Vaji i vitaminës E, njihet si vaji i bukurisë. Përveç në lëkurë, përdoret edhe në flokë. Për këtë ushqyes të lëkurës, vetitë e tij dhe mënyrën e përdorimit tregon farmacistja Albulena Rexhepi.

E sipas saj, vaji më i mirë për qetësimin e sëmundjeve të lëkurës, infeksionet mykotike dhe bakteriale është tea tree oil.

I pasur me vitaminën A, D dhe Omega 3 është vaji i mëlçisë së merlucit. Ai është njëri nga suplementet më të shëndetshme për fëmijë dhe të rritur. Ky vaj, sipas saj, përmirëson sistemin imunitar, frymëmarrjen, forcon kockat dhe dhëmbët, mbron zemrën, parandalon infeksionet dhe redukton depresionin.

Përveç për lëkurën dhe flokët, vaji i kokosit mund të përdoret edhe në ushqim. Ajo thotë se shumicën e kohës ky vaj përdoret edhe për dobësim. Përveç kokosit, për të djegur kaloritë përdoret edhe vaji MCT. Sipas saj, ky vaj aktivizon ketonet, zvogëlon hormonin e urisë dhe rrit hormonin e ngopjes.

E këto produkte më së shumti kërkohen nga gjinia femërore.