Lifestyle

Studimi ndërlidh intensitetin e ushtrimeve me plakjen më të ulët qelizore

Descriptive Text

Hulumtuesit në Brigham Young University kanë zbuluar në një studim të kohëve të fundit se nivelet e larta të ushtrimeve janë të lidhura me nëntë vjet plakje më pak në nivelin qelizor.

Për studimin, hulumtuesit i analizuan të dhënat për 5.823 të rritur të cilët morën pjesë në Anketën Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes, e cila e përfshiu vlerësimin e vlerave të gjatësisë telomere për pjesëmarrësit e studimit.

Telomeret janë mbaresat e proteinave të kromozomeve që janë jashtëzakonisht të ndërlidhura me moshën. Sa më të moshuar bëhen njerëzit, aq më të shkurta bëhen telomeret e tyre.

Studiuesit zbuluan se të rriturit me nivele të larta të aktivitetit fizik kanë telomere me një avantazh të plakjes biologjike prej nëntë vjetësh në krahasim me njerëzit që qëndrojnë ulur, transmeton Koha.net. Njerëzit të cilët ishin mesatarisht aktivë e kishin një avantazh shtatëvjeçar.

Telomeret më të shkurtra u gjetën tek njerëzit joaktivë duke rezultuar në 140 palë bazë të ADN-së më pak se individët shumë aktivë.

“Vetëm për shkak se jeni 40 vjeç, kjo nuk do të thotë që jeni 40 vjeç biologjikisht”, tha Larry Tucker, profesor i shkencave në Brigham Young, në një njoftim për shtyp. “Të gjithë njohim njerëz që duken më të rinj se mosha e tyre aktuale. Sa më aktivë të jemi fizikisht, aq më pak plakje biologjike ndodh në trupin tonë. Nëse doni ta shihni një ndryshim të vërtetë në ngadalësimin e plakjes suaj biologjike, si duket pak ushtrime nuk do të mjaftojnë. Ju duhet të ushtroni rregullisht në nivele të larta”.

Studimi u publikua në Preventive Medicine.