Lifestyle

“Jeta” rikthehet me sezonin e ri

Emisioni “Jeta” rikthehet në ekranin e Kohavisionit me sezonin e ri. Nga kjo e diel emisioni do të transmetohet çdo javë nga ora 20:30.

Në 45 minuta, “Jeta” me gazetaren Ana Rrustemin do të sjellë reportazhe nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës.

Episodi i parë i dedikohet një udhëtimi në Turqi në disa prej pikave më atraktive turistike, të cilat mund të vizitohen nga kosovarët me oferta të favorshme nga operatorë lokalë.