Lifestyle

Studimi më i fundit thotë se tatuazhet forcojnë sistemin imunitar

Studimi më i fundit thotë se tatuazhet forcojnë sistemin imunitar

Rreth 30 për qind e amerikanëve kanë të paktën një tatuazh, dhe pikërisht për këtë arsye shumica e studimeve shkencore të tatuazheve përqendrohen në atë që mund të shkojë keq, si melanoma dhe infeksioni bakterial. Por studimet kanë treguar se nëpërmjet tatuazheve, sistemi juaj imunitar stërvitet dhe bëhet akoma dhe më i fortë. Gjithçka duhet të bëni është ta mendoni tatuazhin si një ushtrim për qelizat tuaja imune.

Kur ju vendosni që të bëni një tatuazh, artisti e krijon atë nëpërmjet pickimeve të shumta të imta në dy shtresat kryesore të lëkurës suaj – epidermën dhe dermis - me një gjilpërë me ngjyrë. Këto pickime çojnë në një forcë të quajtur “veprim kapilar” që tërheq ngjyrën thellë poshtë në dermin tuaj duke zgjuar kështu kambanat e alarmit për sistemin tuaj imunitar, i cili duhet të fillojë të reagojë, raporton “Scantv”.