Lifestyle

Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

Descriptive Text

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv, transmeton ksp.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ-të mjedisore me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë, bashkë me fëmijët e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë në parkun Gërmia kanë organizuar ecjen e lirë.

Kjo ditë u konsiderua si shumë e rëndësishme për ruajtjen e ambient dhe promovimit të shëndetit.

Zëdhënësi i MMPH-së, Leutrim Sahiti tha se ky aktivitet ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për mbrojtjen e natyrës.

Përfaqësuesi i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Samir Behrami duke folur për rëndësinë e mjedisit kërkoi nga institucionet që të kenë fokus të veçantë parkun Gërmia.

Ndërkaq, nga përfaqësuesja e OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit, Merlina Muqa, tha se ruajtja e mjedisit duhet promovohet më shumë.