Lifestyle

Shkaktarët “shtëpiak” të rrudhave

Descriptive Text

Bukuria dhe rinia, shpeshherë ndikohen edhe nga faktorë të tjerë, që shumica mbase nuk iu kushton rëndësi ose nuk kanë njohuri për efektet negative. Dhe, fatkeqësisht apo fatmirësisht, këta faktorë apo këto gjëra gjenden mu në shtëpi. Fatkeqësisht, nëse këtë nuk e keni ditur, kurse fatmirësisht se ato mund të ndërrohen apo të shmangen.

Në rast se nuk merren seriozisht, gradualisht dhe vetvetiu këto gjëra është vërtetuar se shkaktojnë plakjen e lëkurës. Prandaj, këshillohet që të mos lihen pas dore. Një kujdes i vogël sot, për një shëndet dhe pamje më të mirë nesër, shkruan Koha Ditore. Sa më shpejt që t’i eliminoni këto objekte, aq më mirë do të jetë për ju që të mund ta shijoni një trup rinor dhe një lëkurë të butë.

Më poshtë, po i rendisim katër prej këtyre gjërave apo edhe objekteve, që duhen shmangur, si dhe zgjidhjen adekuate për secilën.

Mos përdorni sapun

Në shekullin, të cilin po jetojmë, pra shekullin 2, identifikohet si shekulli i higjienës. Njerëzit janë të çmendur për kujdesin ndaj trupit të tyre të butë, të pastër dhe të këndshëm. Por, pastrimi i përditshëm i lëkurës me produktet e ndryshme mund të shkaktojë që mbrojtja natyrale e lëkurës të hiqet. Kjo mbrojtje na kursen nga bakteret dhe madje parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

Zgjidhja: lexoni gjithmonë etiketat përbërëse të sapunit tuaj ose të xhelit të dushit. Dhe, ende rekomandohet të shmanget larja e përditshme e fytyrës me produkte të ndryshme pastrimi. Tërhiquni kohë pas kohe nga kjo praktikë dhe lëreni natyrën që të kryejë punën e vetë.

Kujdes me jastëkun

Shumica e njerëzve zgjedhin jastëkë nga pambuku, sepse janë shumë të lirë, nuk rrëshqasin dhe janë të lehtë për t’u pastruar. Por jastëkët e bërë nga këto materiale mund të jenë të dëmshëm për njerëzit që kujdesen për pamjen e tyre. Kjo është kryesisht për njerëzit që duan të flenë në krah ose në stomak. Pambuku i trashë mund ta rrisë rrezikun e rrudhave në lëkurë. Gjithashtu, këto materiale janë një mjedis i mirë për rritjen e baktereve.

Zgjidhja: zëvendësoni pambukun me mëndafsh. Mëndafshi është më i shtrenjtë, por ka shumë përparësi: është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton rrudha në lëkurë sepse është i butë dhe e parandalon rritjen e baktereve.

Ngrohja qendrore dhe kondicionerët

Aq më i ftohtë që është ajri jashtë, aq më pak ka lagështi. Kur ftohet brenda, ajri nxehet, por sasia e avullit të ujit nuk rritet. Kështu ajri në shtëpi bëhet i thatë, ndërkaq lëkura dhe mukoza janë të parat që e pësojnë. Fytyra dhe trupi ynë bëhen shumë të ndjeshme, fillojnë të kruhemi, e kështu me radhë.

Zgjidhja: përdorni hidratues të ajrit, blini disa krem ultra-hidratues, dhe gjithmonë mbani një sprej me ujë termal. Në këtë mënyrë, do të shmangni tharjen e ajrit, por njëkohësisht edhe të lëkurës.

Sytjenat

Gjinjtë e fortë ndërlidhen me rini. Ekziston një teori që thotë se sytjenat e ‘luftojnë gravitetin’ dhe i mbajnë gjinjtë lart. Por, nuk ka asnjë justifikim shkencor për këtë teori. Ekziston gjithashtu një teori e kundërt që thotë se sytjenat i bëjnë muskujt e gjoksit të dobët. Dhe kjo është vërtetuar shkencërisht.

Zgjidhja: vishni sytjena vetëm nëse është e nevojshme ose mos i veshni fare. Mos e anashkaloni as këtë këshillë.