Shqiptarja në SHBA që mban gjallë kulturën kombëtare përmes gatimit

Shqiptarja në SHBA që mban gjallë kulturën kombëtare përmes gatimit

22 August 2019 13:44

Shemka Muaremi është gruaja shqiptare, e cila e mban gjallë kulturën e vendit të saj përmes gatimit. Ajo tani jeton në SHBA, është mësuese në shkollë fillore, por bën edhe një punë të dytë.

Për mediat amerikane ajo thotë se është larguar nga Shqipëria që kur ishte 4 vjeçe.

“Në fillim jetuam me xhaxhain tim, të gjithë në të njëjtin vend”, tregon e buzëqeshur vajza.

Tani e rritur, ajo ka familjen e saj dhe ruan traditat e kulturës shqiptare, duke rritur dy djemtë e saj dhe duke iu mësuar atyre dy gjuhë, shqipen dhe anglishten.

Shemka Muaremi prezanton pjatat shqiptare, me të cilat ajo u rrit, por në fillim duhet të mësonte të gatuante.

Ajo rrëfen se në fillim nuk dinte të gatuante, pasi jetonte me prindërit dhe nëna saj gatuante me dashuri çdo vakt. Por pasi u martua, ishte e detyruar të mësonte, ndërsa tani, çdo pjeta e bën njësoj si nëna e saj.

“Ne përpiqemi të mos hamë aq shumë. Unë përpiqem të gatuaj shëndetshëm”, tregon shqiptarja e cila jeton në SHBA.

Ndërsa duke folur për fëmijët e saj ajo tregon se ndihet e lumtur, pasi fëmijët nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja në gatim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme