Lifestyle

Patatet që mbijnë dhe zverdhen, të dëmshme për shëndetin

Patatet që marrin ngjyrë të gjelbër ose fillojnë të mbijnë për shumë kohë, pasi nuk janë të depozituara në kushte të përshtatshme, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Ato përmbajnë solaninë, një përbërës toksik alkaloid që shërben si pesticid natyral, dhe i cili është i pranishëm në rritje të përqendrimit në patatet jeshile, të dëmtuara ose të spërkatura, sipas Institutit Federal gjerman për Vlerësimin e Riskut.

Jo vetëm që solanina ndryshon shijen e patateve, por është gjithashtu e rrezikshme për shëndetin.

Nëse konsumoni shumë solaninë, mund të keni probleme të tilla si dhimbje në stomak, të vjella dhe diarre. Instituti këshillon që të shmangen për konsumim patatet shumë jeshile ose të cilat kanë mbirë.

Sidoqoftë, patatet që nuk preken shumë nga këto ndryshime, mund t’iu hiqen pjesët e gjelbra dhe të konsumohen në mënyrë të sigurt, transmeton ksp.