Lifestyle

Çfarë mund të shkaktojë fryrjen e stomakut

Foto: Ilustrim

Ju mund të keni duruar javë, muaj apo edhe vite të ankthit, sikletit dhe simptomave të gjymtuara të stomakut.

Ndodh që ndjeni fryrje ekstreme, ndonëse e keni stomakun bosh. Ka raste që dëgjoni edhe zhurma të çuditshme, të cilave mund të mos i keni dhënë rëndësi.

Mjekët nuk kanë arritur ti japin zgjidhje duke përjashtuar mundësinë e sëmundjeve serioze si kanceri. Por është zbuluar se mund të jetë sindromë e zorrës së irrituar, më e njohur si IBS.

Studimet vlerësojnë se të paktën një në pesë persona në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga fryrja e stomakut, por nuk arrijnë të gjejnë trajtime.

Kërkimet dëshmojnë se shqetësimet mund ti shkaktojnë karbohidratet, yndyra ose sheqeri. Ekspertët e shëndetësisë në Britani këshillojnë që të ndaloni konsumimin e kafesë e alkoolit, të mbani një dietë të pasur ushqimore dhe të mos shqetësoheni shumë./oranews