Lifestyle

Disa këshilla për ditët e nxehta

Foto: Koha / ilustrim

Temperaturat e larta nuk ju lënë të merrni frymë? Lëviz ngadalë, mos nxitoni dhe mos krijoni ankth, merrni frymë me qetësi dhe ndiqni një lloj “strategjie”.

Në vijim po ju sjellim disa këshilla se si t’i mbijetoni të nxehtit:

Një dush të vakët

Uji i ftohtë i dushit mund të japë efektin e kundërt, dhe të rrisë ndjesinë e të nxehtit, kështu që duhet bërë dush me ujë të vakët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton të shkoni dy orë në pishinë për të notuar. Një efekt i vërtetë freskues.

Sa të pini ujë?

Evitoni mundësinë që të pini sa më shumë ujë dhe shumë shpejt. Është më mirë të mbani një termus me vete për të hidratuar organizmin, duke pirë në sasi të vogla dhe të rregullta uji gjatë gjithë ditës.

Ndihmoni qarkullimin e gjakut me këto mënyra

Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbëruara. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin e gjakut, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit.

Veshje “strategjike”

Veshja ka një rol kryesor në perceptimin e të nxehtit. Për të mos shkuar në shtëpi apo në punë qull në djersë, të stresuar dhe nervozë, duhet të zgjidhni mbi të gjitha këpucë komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Më mirë të vishni rroba me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku./mapo