Lifestyle

Komponenti anti-plakje i shegës del premtues në provat klinike në njerëz

Pasi që plakja është nxitës kryesor i shumë sëmundjeve, shënjestrimi i këtij procesi mund të jetë një arritje e dobishme për atrajtimin e një sërë sëmundjesh dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë.

Hulumtuesit në EPFL tani e kanë raportuar një hap të ri drejt këtij qëllimi, ku studimet klinike njerëzore të një komponenti frutash tregon premtim në ngadalësimin e plakjes mitokondriale në pacientët e moshuar, pa efekte anësore.

Një komponentë e quajtur urolithin A (UA) ishte fokusi i studimit pasi që eksperimentet e mëparshme me të treguan rezultate premtuese në zgjatjen e jetëgjatësisë së krimbave dhe minjve.

Komponenti duket se e lufton plakjen duke e përmirësuar funksionin e mitokondrisë - pjesa energji-prodhuese e qelizës - në një mënyrë të ngjashme me përfitimet e ushtrimeve. Ndërkohë që nuk gjendet natyrshëm në ndonjë ushqim të njohur, biomolekulat në frutat si shega dhe mjedrat shpërbëhen në UA në zorrën e njeriut. Për këtë studim, ekipi e sintetizoi përbërjen e UA dhe e administroi atë në madhësi të ndryshme të dozës në një grup prej 60 subjektesh të moshuara testuese. Këta njerëz të gjithë e jetonin një jetesë goxha sedentare por ishin me shëndet të mirë në kohën e eksperimentit. Testi u krye për ta përcaktuar sigurinë e komponentës, si dhe sa mirë mund të funksionojë ajo. Në raundin e parë të testeve, hulumtuesit ua dhanë disa pjesëmarrësve një dozë të vetme orale të UA, ndërmjet 250 dhe 2,000 mg. Kur ky grup testimi u krahasua me një grup kontrolli, nuk u vërejtën efekte anësore, shkruan Koha Ditore.

Më pas, ekipi e testoi sigurinë dhe efektivitetin e komponentit gjatë një periudhe 28-ditore. Subjektet u ndanë në katër grupe, secili duke e marrë një dozë të ndryshme ditore të UA: 250 mg, 500 mg, 1,000 mg, dhe grupi i kontrollit i cili mori placebo. Përsëri, asnjë nga subjektet nuk shfaqi ndonjë efekt anësor pas përdorimit të zgjatur. Studiuesit i kontrolluan biomarkerët e UA në mostrat e plazmës të marra nga pacientët dhe zbuluan se ato ishin të pranishme në të gjitha dozat. Ajo që është më e rëndësishmja, ekipi zbuloi se në dozat prej 500 dhe 1000 mg, shprehja e gjenit të mitokondrisë në qelizat e muskujve skeletor u afektua, duke e stimuluar biogjenezën në të njëjtën mënyrë sikurse ushtrimet.

"Këto zbulime të fundit, të cilat bazohen në provat paraprake paraklinike, e kristalizojnë se si UA mund të jetë një arritje revolucionare për shëndetin e njeriut", thotë Johan Auwerx, autor i studimit.

Shpresohet se trajtimi me UA mund ta ngadalësojë ose edhe ta ndryshojë humbjen e masës së muskujve skeletor e cila për nga natyra ndodh me moshën, si dhe dobësimin e indeve të tjera. Ky studim i fundit i bashkohet një mori studimesh për anti-plakje të kohëve të fundit që përqendrohen në mitokondri.

Shkencëtarët kanë gjetur mënyra për ta zgjatur jetëgjatësinë e mizave të frutave duke i pastruar mitokondritë e dëmtuara, dhe e kanë hulumtuar efektin pozitiv të cilin duket se e ka agjërimi në këto bimë të vogla.

Një spin-off i EPFL i quajtur Amazentis po planifikon t’i sjellë produktet e UA në treg sa më shpejt që të jetë e mundur, por pa dyshim që do të nevojitet punë e mëtejshme. Hulumtimi i ri u publikua në revistën “Nature Metabolism”.