Lifestyle

Si të keni një nxirje të përsosur për këtë sezon vere

Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollate për t'u dukur sa më bukur në det ose pishina.

Por çfarë duhet të bëjmë?

Lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje të përsosur:

Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.

‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.

Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, fërkoni për disa minuta trupin me këtë përzierje dhe lani trupin me ujë të ftohtë.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës dhe kruajtje . Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli/dita.