Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i domateve

Descriptive Text

Sëmundjet kardiovaskulare të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë.

Këta faktorë mund të varen që nga stili i jetesës, duhanpirja apo ushqimi i keq.

Eliminimi i këtyre proceseve dhe zakoneve të përditshme mund të japë rezultate pozitive sa i përket shëndetit të zemrës.

Gjithsesi faktori kryesor që është mosha mbetet një ndër rreziku kryesor për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Pra, teksa popullatat plaken rëndësia për të gjetur një kurë që ul rrezikun dhe përmirëson shëndetin është thelbësore.

Mesa duke domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët.

Si ndikon lëngu i domates

Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetshme.

Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash.

Së fundmi këtë thonë edhe ekspertët.

Sipas një studimi të publikuar në “Food Science & Nutrition”, lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioaktive siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi.

Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë

Sipas një studimi 1 vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës.

Gjatë kësaj periudhe këta persona konsumuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml.

Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët.

Sipas guidës së ekspertëve, lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie

Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak.

Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet nëse konsumoni lëng domatesh.

Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 jave sipas ekspertëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak.

Kryesisht kjo është e vërtetë për gradë në moshë të mesme rreth sipër të 50-tave.

Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës.

Gjithsesi, këshillohet gjithnjë të merrni parasysh këshillat e mjekut tuaj krahas kurës së lëngut të domates./agroweb