Lifestyle

Si ta parandalojmë Alzheimerin, disa këshilla efikase

Stresi jo vetëm që rrit rrezikun e kancerit, sulmet në zemër dhe tru, por gjithashtu mund të rrisë gjasat në humbjen e memories në pleqëri, sipas përfundimit të një studimi të publikuar në revistën shkencore që i dedikohet sëmundjes së Alzheimerit.

Një epidemi e vërtetë e diktuar nga ritmi i punës, marrëdhëniet komplekse, angazhimet, stresi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe “një nga të këqijat e shekullit”. Stresi mund të paraqesë lodhje, depresion, dhimbje koke, sulme paniku, ankth, pagjumësi, ndryshime në peshë, humbje të flokëve, si dhe tik nervor.

Studiuesit e universitetit të Kopenhagenit janë përqendruar në një nga simptomat karakteristike, ankthin psikologjik i cili manifestohet me nervozizëm, lodhje dhe demoralizim.Janë analizuar të dhënat nga një sondazh i rreth 7 000 njerëzve në lidhje me nivelin e tyre të lodhjes në mes të 1991 dhe 1994, kur ata ishin mesatarisht 60 vjeç.

Sipas studimit fajtori kryesor ishte niveli i tepërt i kortizolit hormonal dhe ndryshimet kardiovaskulare të lidhura me stresin, përcjell Atsh. “Studimi ynë, tregon se ne mund të ndihmojë për të parandaluar demencën edhe duke u përballur me faktorët të rrezikut psikologjik, përveç faktorëve tashmë të njohur si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, obeziteti, pasiviteti fizik dhe dieta e varfër’’, theksoi studiuesja Sabrina Islamoska/G.SH.