Lifestyle

Vaji i ullirit, një zgjedhje e zgjuar dhe e shëndetshme

Foto: Ilustrim

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime të tjera të vajit të ullirit

Studimet shkencore mbi këtë çështje, tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipoideve;

Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët;

Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër;

Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale.

Vaji i ullirit, një zgjedhje e zgjuar dhe e shëndetshme

Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye:

Profili i yndyrave të vajit të ullirit

Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyra mono-të-pangopura e të shëndetshme. Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit. Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrat e tjera.

Mikroushqyesit

Sipas të dhënave, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin. Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si të ruani vajin më të mirë të ullirit

Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij. Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore.

Për rezultate më të mira ju duhet:

Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës;

Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve;

Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues;

Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj;

Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes./mapo