Lifestyle

Rreziku nga vaji i palmës

Vaji i palmës është i dëmshëm për shëndetin tonë, por pavarësisht kësaj harta e përdorimit të tij në industrinë ushqimore sa vjen e zgjerohet.

Ekspertët e ushqimit thonë se duhet të konsumojmë atë sa më pak, por se sa vaj palme merr trupi ynë në dite një gjë të tillë nuk e mësojmë dot pasi kjo yndyrë e ngopur nuk deklarohet në etiketat e ushqimeve.

“Vaji i palmës si fillim shkakton sëmundje kardiovaskulare. Nëse ai digjet disa herë është burim i sëmundjeve kancerogjene”, thotë Enkelejda Ferrollari, nutricioniste.

Përmbajtje të lartë të vajit të palmës kanë ëmbëlsira, të cilat preferohen nga fëmijët.

“Fëmijët duhet të bëjnë kujdes më ëmbëlsira, patetinat dhe brioshët pasi përgatiten të gjitha me vaj palme. Një gjë e tillë shkakton obezitet tek të vegjlit”, thotë ajo.

Vaji i palmës është i leverdishëm për fabrikat e ushqimeve pasi kushton pak dhe rrit rrezen e produktit ku përdoret. /Tch/