Lifestyle

Botoxi është helm, paralizon fytyrën

Këtë të diele në emisionin Talk të KTV-së ishin të ftuar Mërgime Prekazi Loxha - Specialiste e Kirurgjisë Maksillofaciale dhe Ylber Zejnullahu - Specialist i Kirurgjisë Plastike.

Ata në kuadër të temës “’Bukuria’ në kohën moderne, luks apo mani?” thanë se procesi i plakjes është i paparandalueshëm.

Doktorët treguan po ashtu edhe se çka është botoxi i shumëpërfolur. Sipas tyre, shumica e pacientëve nuk e dinë çka është dallimi mes botoxit dhe fillorit edhe pse kërkojnë t’i aplikojnë këto elemente në fytyrën e tyre.

Të shumtë, sipas tyre, janë ata që nuk e dinë ku injektohet botoksi e ku fillesat.

Loxha madje tregon se botoxi është helm dhe shkakton paralizë të muskujve të fytyrës. Ajo ka thënë se njohuritë për të janë minimale edhe pse në Kosovë po aplikohet.