Kreatorja Kaona Duriqi lanson veshjet për maturante dhe semi-maturante

Kreatorja Kaona Duriqi lanson veshjet për maturante dhe semi-maturante

22 May 2019 20:39

Kreatorja Kaona Duriqi ka sjellë një frymë krejtësisht ndryshe në botën e modës.

Koleksioni i saj më i ri që i dedikohet maturanteve dhe semi-maturanteve përbëhet kryesisht nga fustanet e shkurtër shumëngjyrësh, transmeton emisioni Express në KTV.

Koleksioni, të cilin kreatorja e ka lansuar së fundi nuk ka një titull dhe sipas Kaonës, gjithë puna është bërë në mënyrë spontane.

Kreatorët kosovarë, gjatë kësaj stine, vëmendjen më të madhe ua kushtojnë të rinjve. Koleksioni i ri i Kaonës, është mirëpritur nga maturantet.

Era Istrefi, Genta Ismajli, Dhurata Dora janë vetëm disa nga emrat e skenës publike, me të cilët ka bashkëpunuar Kaona.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme