Lifestyle

Sipas shkencëtarëve, mjekra mund të rrezikojë shëndetin e meshkujve

Foto: Ilustrim

Në disa spitale evropiane, shkencëtarët analizuan mostrat e lëkurës dhe pështymën e 18 meshkujve me mjekër të moshës 18 deri në 76-vjeç, si dhe mostrat e leshit dhe të pështymës së 30 qenve duke nisur nga raca Schnauzer e deri te Shepherd gjerman.

Ata gjetën sasi të konsiderueshme të baktereve në mostrat e mjekrave të meshkujve krahasuar me qimet e qenve.

Testi konstatoi se një përqindje e lartë e mikrobeve u zbuluan në mjekrën e të gjithë meshkujve, dhe një përqindje po aq e lartë u gjet në 23 nga 30 qentë e përfshirë në studim.

Në shtatë burra u gjetën mikrobe që përbënin një kërcënim për shëndetin e njeriut. Bëhet fjalë për Enterococcus faecalis, një infeksion bakterial që shpesh shkakton infeksione të traktit urinar dhe në disa raste Staphylococcus aureus, një bakter që gjendet më së shpeshti në lëkurë, por mund të shkaktojë infeksione të rënda nëse hyn në gjak.

Pasi që skanerët MRI janë shumë të shtrenjtë për shumicën e klinikave veterinare, janë kryer teste në Departamentin e Radiologjisë të një spitali evropian, i cili çdo vit kryen rreth 8,000 rezonanca magnetike.

Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të shtyjë meshkujt të heqin mjekrat, por të paralajmërojë administratat e spitalit se pacientët lënë më shumë baktere potenciale infektive në spitale, dhe se sterilizimi dhe dezinfektimi i tyre nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur këtë problem./ksp