1 në 7 shqiptarë vuan nga hipertensioni Foto: Pennmedicine

1 në 7 shqiptarë vuan nga hipertensioni

18 May 2019 17:25

Një në shtatë qytetarë në Shqipëri janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri organizuan Forumin Shkencor “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

“1 në 4 qytetarë ka rezultuar me vlera të larta të glicemisë, pra që orienton për sëmundje të diabetit. 1 në 8 qytetarë ka rezultuar me anemi të lehtë, 1 në 4 qytetarë rezulton me vlera të larta të kolesterolit”, ka thënë Manastirliu, shkruan ksp.

Sa i përket akuzave të opozitës që janë hedhur mbi check-upin, ministrja tha se përgjigjen më të mirë ndaj tyre e kanë dhënë mbi 1 milion qytetar që e kanë kryer kontrollin mjekësor.

“Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që për qëllime politike kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program”, tha ministrja shqiptare e Shëndetësisë.

Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se Shqipëria ka një risk të lartë për sëmundjet kardiovaskulare si edhe diabetin që kanë si shkak kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme