Lifestyle

Deri në 6 kafe në ditë s’i bëjnë gjë zemrës

Efektet e kafes në shëndet është një nga “temat” më të preferuara të shkencëtarëve. Ka gjithmonë një teori të re mbi efektet e kafes, ndërsa konsumi i saj në mbarë botën mbetet tejet i madh.

Është folur shpesh mbi efektet që konsumimi i kafes mund të ketë në shëndetin e zemrës. Por këtë herë studimi është treguar mjaft bujar. Nëse jeni mësuar me kafeinën, deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë, nuk janë të dëmshme për zemrën. Mbi gjashtë filxhanë kafe në ditë e rrezikojnë seriozisht shëndetin e zemrës.

Sipas një studimi të Universitetit të Australisë së Jugut konsumi i më shumë se gjashtë filxhanëve kafe në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22 %.

Sipas këtij studimi më të rrezikuarit nga kafja janë finlandezët. Ky shtet njihet ndryshe si kryeqyteti i kafes, pasi mesatarja e konsumimit të saj është 8 filxhanë në ditë.