Lifestyle

Truku për një bark të rrafshët qëndron tek ngritja e peshave

Autorët gjatë hulumtimit e përcollën aktivitetin fizik, perimetrin e belit dhe peshën e trupit të 10,500 meshkujve të shëndetshëm në mes të viteve 1996 dhe 2008.

Pjesëmarrësit të cilët 20 minuta në ditë kishin ushtruar me pesha e kishin një rritje më të vogël në yndyrën abdominale në krahasim me ata që kishin bërë ushtrime të tjera, edhe pse ata që nuk ushtruan me pesha u dobësuan më shumë.

Për dallim nga ushtrimet aerobike, ngritja e peshave e djeg yndyrën dhe formon muskujt, tha autorja e studimit Rania Mekary, transmeton Koha.net. Ky është një kombinim fitues në luftën kundër trashësisë së stomakut e cila rritet me kalimin e kohës dhe lidhet me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Duke pasur parasysh që femrat në zonën e stomakut kanë më pak muskuj dhe më shumë yndyrë sesa meshkujt, ushtrimi me pesha për to është edhe më i rëndësishëm. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i anashkaloni stërvitjet aerobike, sepse Mekary thekson se rezultatet më të mira i kanë arritur ata që e kombinuan aerobikun dhe ngritjen e peshave.

Mekary këshillon që një ose dy herë në javë ta ngisni biçikletën, të vraponi apo notoni, ndërsa të paktën tri herë në javë të ushtroni me pesha.