Lifestyle

Identifikohet gjeni që mund ta shërojë humbjen e dëgjimit

Descriptive Text

Gjeni Forkhead Box O3 e luan një rol në mbrojtjen e qelizave të jashtme të qimeve në veshin e brendshëm nga dëmtimi dhe mund të jetë në gjendje të shërojë nga dëmtimi në disa individë, transmeton koha.net.

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rochester e kanë zbuluar një proteinë e cila mund ta luajë një rol në rikthimin e dëgjimit pas dëmtimit nga ekspozimi ndaj zhurmës.

Humbja e dëgjimit ndikon në afërsisht një të tretën e njerëzve në moshën e pensionimit ndërsa problemi është më i rëndë tek pjesëtarët e ushtrisë ku rreth 60 për qind e personelit ushtarak të cilët ishin të stacionuar në luftë përjetojnë rënie apo humbje të dëgjimit.

Gjeni i njohur si Forkhead Box O3, ose Foxo3, i cili është konstatuar se ndikon në jetëgjatësinë e njeriut, i mbron qelizat e jashtme të qimeve në veshin e brendshëm nga dëmtimi. Foxo3 njihet se e luan një rol të rëndësishëm në reagimin e stresit ndaj qelizave, si ndihma e qelizave të zemrës që të mbeten të shëndetshme duke i pastruar mbeturinat kur qelizat dëmtohen, transmeton koha.net.

Personat me një mutacion gjenetik i cili rezulton në nivele më të larta të Foxo3 kanë dëshmuar se jetojnë më gjatë.

"Derisa më shumë se njëqind gjene janë identifikuar se janë përfshirë në humbjen e dëgjimit në fëmijëri, pak dihet për gjenet që e rregullojnë shërimin e dëgjimit pas ekspozimit ndaj zhurmës", thotë dr. Patricia White, profesoreshë e asociuar në Departamentin e Neuroshkencës së Qendrës Mjekësore të Universitetit të Rochester, në një njoftim për shtyp.

"Studimi ynë tregon se Foxo3 mund ta luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e asaj se cilat individë mund të jenë më të ndjeshëm ndaj humbjes së dëgjimit të shkaktuar nga zhurma."

Hulumtuesit kryen një sërë eksperimentesh të cilat përfshinë minj të goditur (me zhurmë), të cilët ishin gjenetikisht të dizajnuar për të pasur mungesën e gjenit Foxo3 dhe zbuluan se, krahasuar me minjtë e kontrollit, ata nuk ishin në gjendje ta rikuperonin dëgjimin pasi u ekspozuan ndaj zhurmave të mëdha.

Minjtë Foxo3 e goditur gjithashtu e kishin humbur shumicën e qelizave të tyre të jashtme të qimeve në krahasim me minjtë e kontrollit të cilët nuk e humbën ndonjë sasi të konsiderueshme të qelizave të qimeve.

"Zbulimi se Foxo3 është i rëndësishëm për mbijetesën e qelizave të jashtme të qimeve është një përparim i rëndësishëm," tha White. "Ne jemi gjithashtu të ngazëllyer për rezultatet sepse Foxo3 është një faktor transkriptimi, i cili e rregullon shprehjen e shumë gjeneve të synuara. Aktualisht po hetojmë se cilat objektiva mund të jenë në veshin e brendshëm dhe se si mund të veprojnë ato për ta mbrojtur veshin nga dëmtimi. "

Studimi u publikua në “Scientific Reports”.

{gallery}