Krehja dhe trajtimi i duhur i flokëve

Krehja dhe trajtimi i duhur i flokëve

Dardane Neziri Dardane Neziri 21 April 2019 11:43

Jo gjithmonë shamponat janë fajtorë për problemin e flokëve. Në këtë “listë” hyn edhe krehja e gabuar. Shumëkush mbase nuk e dinë rëndësinë e saj. Por, ja që profesionistët thonë se duhet t`i kushtohet vëmendje këtij detaji. 

Ata, madje tregojnë edhe mënyrat konkrete se si duhet bërë kjo. Derisa i përmendin edhe ato të gabuarat. Njëra prej tyre, Blerina Gojani- Ukmata nga Qendra “Estethica” thotë se krehja “e zakonshme” e flokëve nga rrënja deri te majat është mënyrë krejtësisht e gabuar, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mënyrë, siç këshillon ajo tërhiqen qimet prej folikulave. “Vendoseni krehrin disa centimetra larg rrënjës së flokëve, thuajse po krihni shtresë për shtresë. Kështu ju i shpëtoni flokët tuaja nga dëmtimet”, thotë ajo. Një tjetër gabim, sipas saj është edhe krehja e tepërt. 

“Harroni filmat klasikë, ku yjet ulen para pasqyrës dhe krehin flokët, duke numëruar deri në 100. Krehja e tepërt mund të ndikojë në thyerjen e qimes. Kushtoni më shumë kujdes cilësisë së krehjes apo krehrit”, shtjellon Gojani- Ukmata. 

Po ashtu, profesionistja thotë se nuk është mirë që flokët të krihen të sapo lara. “Flokët më vështirë krihen, derisa janë të lagur. Lërini që të thahen pak e më pas filloni t’i krihni”, këshillon ajo.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme