Artistët mbjellin pemë

Artistët mbjellin pemë

19 April 2019 21:22

Artistët pjesëmarrës në festivalin “Chopin Piano Fest”, i janë përgjigjur sfidës “Mbill një pemë”.

Të nominuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pianistet Ardita Statovci e Lejla Pula, kitaristi Petrit Çeku dhe drejtuesi i Festivalit, kanë mbjellë pemë para Fakultetit të Arteve.

Përveç përcjelljes të mesazhit për një mjedis sa më të pastër, kërkesë e tyre ishte edhe krijimi i një mjedisi më të mirë për ta, ndërtimi i një salle koncertale, transmeton Express në KTV.

Kitaristi Petrit Çeku, i cili tashmë interpreton në të gjithë botën, tha se në mungesë të një salle koncertale në kryeqytet, ai dhe kolegët e tij muzikantë nuk e kanë pasur mundësinë të prezantohen si duhet para publikut kosovar.

Kësaj kauze iu bashkua edhe pianistja Lelja Pula, e cila ndërtimin e sallës koncertale e sheh si nevojë për zhvillimin e brezit të ri të muzikantëve vendas.

Ndërtimi i sallës koncertale është kërkesë e kamotshme e artistëve kosovarë, ndërsa problem kryesor në këtë çështje mbetet përcaktimi i lokacionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme