Shqipëria e 43-ta në botë për shëndetin e popullatës sipas Indeksit “Bloomberg”

Shqipëria e 43-ta në botë për shëndetin e popullatës sipas Indeksit “Bloomberg”

12 April 2019 10:06

Indeksi “Bloomberg” e renditi Shqipërinë në vendin e 43-të në botë, sa i përket shëndetit të popullatës, duke bërë që vendi ynë të përmirësojë 7 vende në 2019.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, treguesit të cilëve u është referuar renditja e “Bloomberg” janë ulja e vdekshmërisë foshnjore, rritja e jetëgjatësisë, rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkoolin, ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit së popullatës, si dhe shërbimi shëndetësor ndaj popullatës i cili ka pësuar një transformim rrënjësor vitet e fundit, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme