Alergjenët më të zakonshme të ushqimit

Alergjenët më të zakonshme të ushqimit

10 April 2019 08:28

Njerëzit janë alergjikë në lloje të ndryshme të ushqimit, kështu që reagojnë në mënyra të ndryshme.

Ushqimet e mëposhtme janë deri në 90 për qind të shkaqeve të alergjisë:

Kikirikët - Alergjia në kikirik është një nga alergjitë më të zakonshme, dhe mund të shkaktojë edhe reagime vdekjeprurëse. Në fëmijëri, kjo alergji është më e zakonshme, transmeton ksp.

Arrat - Këto janë bajame, arra braziliane, lajthi, gështenja dhe fruta të ngjashme.

Qumështi – Ka të bëjë me të gjitha llojet e qumështit të prodhuar nga kafshët - qumështi i lopës, dhisë apo deles, dhe arsyeja për të cilën jeni alergjik është se proteina në qumësht është e ngjashme në të gjitha llojet.

Vezë - Ndërsa vezët përmbajnë proteina më të larta të cilësisë, personat alergjikë ndaj vezëve duhet të gjejnë një burim alternativ të proteinave.

Gruri - Burimi i alergjisë është më shpesh i shtrirë në gluten, kështu që një person duhet të kujdeset për ushqime të tilla.

Peshku - Kjo alergji shpesh ndodh te të rriturit, dhe nëse keni një reaksion alergjik pas konsumimit të një peshku, mund të keni reagim edhe ndaj llojeve tjera të tij.

Butak - Më shpesh ndodh në moshën e rritur, duke përfshirë butak, karkaleca dhe gaforret. Alergjia ndaj tyre manifestohet përmes simptomave të lehta si hunda e bllokuar dhe mundim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme