A e dini se çfarë dëshironi në jetë Foto: Ilustrim

A e dini se çfarë dëshironi në jetë

08 April 2019 10:52

Vetëm midis tre dhe pesë për qind të popullatës botërore e di saktë se çfarë kërkon në jetë. Kanë qëllime të qarta dhe janë të kënaqur me cilësinë e përditshmërisë.

Shumica kalon nëpër jetë duke mos kërkuar mënyrën si ta përmirësojë, duke fajësuar fatin apo të tjerët për gjithë të këqijat që u ndodhin, tregon studimi i shkencëtarit australian.

Ekspertët, të cilët kanë punuar në hulumtimin e kësaj teme kanë, konstatuar që të gjithë përgjithësisht jemi të demotivuar nëse nuk dimë çfarë dëshirojmë, andaj edhe nuk përpiqemi të punojmë në atë drejtim që të jemi më mirë.

Prandaj na këshillojnë që nga sot t’i marrim gjërat në duart tona, duke mos pritur që jeta të ndodhë pa ne. Si?

Në atë mënyrë që për fillim të mendojmë për atë se çfarë vërtet dëshirojmë. Kur të marrim përgjigjen, menjëherë do të motivohemi dhe do të fillojmë t’i realizojmë qëllimet. Njërin pas tjetrit./mapo

Komentet

Shto koment

Të ngjashme