Kardiokirurgu rus: Kafjalli është i keq, kapërcejeni

Kardiokirurgu rus: Kafjalli është i keq, kapërcejeni

07 April 2019 09:23

"E kuptoj se kjo teori është krejtësisht në kundërshtim me atë që keni menduar se e dini për ushqyerjen e shëndetshme. 

Megjithatë, hulumtimet e fundit na kanë bërë të mendojmë seriozisht për kapërcimin e kafjallit", thotë shkencëtari Levitsky. 

Kardiokirurgu kryesor i Ministrisë ruse të Shëndetësisë, profesori dhe akademiku i njohur i Akademisë Ruse të Shkencave Mjekësore, Leo Bokeria, e sjell një vështrim të ri në teorinë e të ushqyerit të shëndetshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Deri më sot të gjithë (nga mjekët e deri tek profesorët në shkollë - dhe madje edhe prindërit tuaj) ju kanë thënë se kafjalli është shujta më e rëndësishme gjatë ditës. Bokeria pretendon të kundërtën. "Ekziston një thënie që thotë "kafjallin haje vetë, drekën ndaje me miqtë, ndërsa darkën dhuroja armikut". 

Ky është një absurditet i vërtetë. Thënia ime është 'kafjallin dhurojani armikut, drekën hajeni rreth mesditës, dhe darkoni normalisht, jo shumë vonë. Dhe para gjumit ecni ose ushtroni", thotë Leo, dhe shpjegon tutje. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme