Lifestyle

Franca ndalon implantimin e silikonit në gjoks, rezultoi kancerogjen

Një vendim i rrallë është marrë në Francë, ku është vendosur që një tip silikoni të mos lejohet të implantohet më në gjoksin e grave.

Mësohet se ky vendim është marrë pasi ky silikon mjaft popullor për gratë franceze është i lidhur me një formë të rrallë kanceri.

Vendimi është konsideruar “historik”, e “Le Monde” shkruan se Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Francës (ANSM) njoftoi më 2 prill planet e saj për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes, importimit, eksportimit, promovimit dhe mbajtjen e implanteve të gjirit me veshje poliuretani.

Megjithatë, agjencia nuk rekomandon heqjen e protezave të tilla nga gratë që tashmë e kanë një të tillë.

Me anë të një letre Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore bëri të ditur se implanti i gjoksit paraqet një rrezik të rrallë, serioz dhe është i lidhur me limfomën anaplastike me qeliza të madha (BIA-ALCL), një formë e rrallë e kancerit. Letra e agjencisë u bë publike nga mediat vendase, ku theksohej se vendimi zyrtar i ANSM do të hyjë në fuqi më 5 prill.

Në nëntor janë regjistruar rreth 53 raste të BIA-ALCL, pjesa më e madhe e personave me implante gjiri. Sipas të dhënave zyrtare thuhet se afro 500 mijë gra në Francë janë mbartëse të një proteze të tillë./Shekulli