Lifestyle

Formula bimore kineze Xiao Yao Wan

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze (MTK), disa njerëz jetojnë me formulën bimore kineze të njohur si “xiao yao wan” për përmirësimin e humorit, pakësimin e stresit dhe për një sërë sëmundjesh të tjera. Kjo formulë bimore përmban një varietet bimësh dhe e gjejmë në forma të ndryshme.

Kjo formulë bimore përmban bimët si:

1. Bupleurum që përdoret për infeksione respiratore përfshi gripin, të ftohtin e zakonshëm, bronshit, pneumoni dhe simptomat e këtyre infeksioneve si ethe dhe kollitje. Disa njerëz e përdorin bupleurum për problem me tretjen përfshi diarrenë dhe kapsllëkun.

Ka raste gratë e përdorin kur kanë dhimbje nga cikli (dysmenorrhea).

Bupleurum përdoret për lodhje, dhimbje koke, tinnitus, pagjumësi, depresion, problem me mëlçinë dhe humbje oreksi. Bupleurum stimulon qelizat sistemit imuntar të punojnë më mirë

2. Dong quai (Angelica sinensis) është bimë që gjendet në Kinë, Japoni, dhe Kore. Bën pjesë në familjen e selinos dhe ka shumë vite që përdoret në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Kjo bimë ka një efekt të madh në balancimin e sistemit të hormoneve femërore dhe shpeshherë është etiketuar si “xhenseni femëror”.

Suplementët Dong quai përmbajnë ekstraktin e rrënjës. Kjo rrënjë përmban shumë substanca që ndihmojnë shëndetin kundër inflamimit dhe stimuluese të sistemit imunitar. Dong quai përmban gjithashtu një sustancë të quajtur acid ferulic.

Dong quai thuhet se ndihmon në trajtimin e alergjive, kapsllëkut, dhimbjes së kokës, tensionit të lartë të gjakut, pobleme me sinuset, osteoartritin dhe artritin rheumatoid. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetit thekson se duhen ende kërkime shkencore për të vërtetuar këto.

{gallery}

3. Rrënjë Peonit të Bardhë kultivohen në mbarë Kinën, sidomos në Zhejiang, Anhui dhe Sichuan. Kjo bimë ushqen gjakun, rregullon menstruacionet, qetëson mëlcinë, largon dhimbjet dhe problemet me mbidjersitjen, dhimbjen në stomak, abdomen, dhimbjet e kokës dhe marramendjen. Kjo rrënjë do të jetë zgjedhja e parë dhe zakonisht kombinohet me rrënjën liquorice për të çliruar spazmat muskulare dhe problemet në stomak, zorrë dhe organet e brendshme. Nëse energjia yang është në hiperaktivitet në mëlçi kjo do të shkaktojë dhimbje koke dhe marrje mendsh

4.Rizomë e bardhë atraktilodi—Kjo bimë përdortet për problem me tretjen, stomakun, fryrjet, diarrenë, humbjen e oreksit dhe reumatizmën.

Në MTK, atraktilodi përdoret si bimë për trajtimin e kancerit të mushkërive. Kimikatet tek kjo bimë përmirësojnë traktin digjestiv dhe pakësojnë dhimbjen dhe inflamacionin.

5.Poria, e quajtur gjithashtu Fu Ling, është një bimë e famshme kineze që është përdorur për mbi 2 mijë vjet. Kjo bimë heq lagështinë nga trupi.Kjo bimë sot kultivohet kryeisisht në Yunnan, Anhui, Hubei, Henan, Sichuan dhe në vende të tjera të Kinës. Ato që rriten në Yunnan kanë cilësi më të mirë. Iina ka rreth 30 mijë lloje bimësh dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre rriten në provincën Yunnan.

Kjo bimë parandalon dhe qetëson gastritin dhe pakëson lëngjet e tepërta të stomakut

Po ashtu ajo mund të ulë sheqerin në gjak. Ajo ka një rol të madh në heqjen e lagështisë nga trupi, forcojë shpretkën dhe stomakun dhe të qetësojë zemrën dhe nervat. Ajo përdoret kur keni vështirësi në urinim, edemë, kollë mbytëse, të vjella, rënie oreksi, diarre, të rrahura të forta të zemrës, ankt, pagjumësi, problem me kujtesën, gonorre etj.

6.Mendër-(Mentha piperita) është një bimë që përdoret për shumë funksione, ku më kryesori është të lehtësoj tretjen. Vaji i mentes përdoret edhe për aromaterapi. Ajo përdoret kundër erës së rëndë të gojës, ftohjes, dhimbjes së dhëmbeve, problemet me tretjen, zorrët, dhimbje mestruale, migrenë, infeksion të sinueseve dhe dhimbje koke.

7.Xhinxher

Xhinxheri qetëson problemet me aparatin tretës, ndihmon me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1 deri në 2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%. Xhinxheri jo vetëm që nxit tretjen, por edhe eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak . Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil qetësojnë mukozën e zorrëve dhe lehtësojnë dhimbjet. Çaji xhenxhefil mund të ju ndihmojë të humbni peshë duke përshpejtuar sistemit tuaj të tretjes, gjithashtu djeg yndyrë dhe rrit metabolizmin tuaj. Xhinxheri mund të qetësojë gjithashtu dhimbjet menstruale gjatë periodave. Hulumtimet tregojnë se marrja e 1500 mg xhenxhefil për tre ditë rresh përpara ciklit do të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale dhe simptomat e tjera.

8. Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia është përdorur kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës. Shumë prej formulave bimore përmbajnë këtë barishte për të ndihmuar përthithjen e ushqimeve nga sistemi tretës dhe të bimëve të tjera. Mjekësia popullore Aziatike e përdor rrënjën e jamballit për të larguar irritimet e mukusit dhe luftuar inflamacionin. Kjo rrënjë ka ndikim edhe tek gjendrat adrenale. Kërcenjtë e jamballit kanë përdorim të gjerë si erëza 1. Kuron ulçerën në stomak Jamballi ka vlera anti-bakteriale që e kanë bërë atë efikas kundër ulçerës në stomak, sidomos asaj të shkaktuar nga bakteri Helicobacter pylori (H. pylori). 2. Fyti i lënduar, kolla dhe të ftohtët 3. Kundër aciditetit të lartë dhe mbështetës ndaj sistemit tretës 4. Lufton inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar 5. Kundër kapsllëkut 6. Kundër stresit

Formula “Xiao yao wan” mund të jepet nga mjeku kinez për të luftuar ankthin, depresionin, dhimbjet e kokës, shterpësinë, migrenën, dhimbjet e menstruacioneve, mykun, ekuilibrin hormonal dhe për të përmirësuar humorin.

Gratë shtatzëna nuk duhet të marrin këtë bimë!