Trenjakët e sapoardhur në jetë në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Trenjakët e sapoardhur në jetë në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

26 March 2019 14:53

Ndonëse në Kosovë ende qëndron frika e kryerjes së lindjeve në Institucione Private Shëndetësore, por çifti vendosi të lindë trenjakët duke i besuar Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, duke dëshmuar që me teknologjinë e fundit, ekipin profesional mjekësor dhe kujdesin 24h, çiftet kanë mundësi të kryejnë intervenimet Gjinekologjike në Kosovë, pa pasur nevojë që të gjejnë zgjidhje jashtë saj.

Në një prononcim, drejtori i klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari” potencoi që profesionistët mjekësorë në Kosovë janë të aftë dhe se në spitalin tonë ofrohet siguri dhe mbi të gjitha cilësi për të gjithë pacientët.

Kosova tashmë është vend ku të gjitha markat botërore mjekësore janë prezente dhe se ne kemi dëshmuar që përveç mjekëve profesionistë, mund të ndërtojmë spitale me standarde ndërkombëtare, të specializuara dhe gjithashtu me pajisjet e teknologjisë më të fundit, shtoi Drejtori i kësaj Klinike.

Rikujtojmë që Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” me përvojë 22 vjeçare në fushën e Gjinekologjisë, tashmë qëndron në hap me teknologjinë dhe ofron shërbime profesionale për pacientët.

*Artikull i sponsorizuar 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme