Lifestyle

Këshillat që do t'ju ndihmojnë të mbeteni të shëndetshëm derisa humbni peshë

Ushqimi i duhur është kyç nëse dëshironi të humbni peshë, por është shumë e rëndësishme që gjatë këtij procesi edhe të mbeteni të shëndetshëm. Megjithatë, disa lloje të ushqimeve nuk duhet shmangur, përveç nëse kjo nuk është këshillë mjekësore.

Hani ngadalë dhe pa shikuar TV

Në hapësirën ku hani nuk duhet të ketë TV, sepse nëse e shikoni atë, pothuajse nuk e keni asnjë kontroll mbi ngrënien. Ky është pikërisht një nga faktorët e trashjes. Kur uleni për të ngrënë, hani ngadalë, flisni me miqtë dhe familjen. Ngrënia e pakontrolluar e ushqimit ndërkohë që bëni diçka rezulton me konsumimin e tepërt ose të paktë të ushqimit.

Hani nga një vezë çdo mëngjes

Nëse e hani një apo dy vezë për mëngjes, kjo do t’ju ndihmojë që ta kontrolloni peshën e trupit. Ushqimi i ëmbëlsuar artificialisht, ai i përpunuar dhe ushqimet me salcë përmbajnë shumë kalori. Vezët përmbajnë proteina dhe vitamina të cilat janë të nevojshme për organizmin, ndërsa ndjenja e ngopjes zgjat më shumë.

Hani peshk dy herë në javë

Rritja e konsumit të peshkut është shumë e dobishme, sepse peshku është i pasur me materie ushqyese esenciale dhe acide yndyrore omega 3. Ai është i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe lëkurës, dhe gjithashtu ndihmon në humbje të peshës.

Herë pas here hani mish

Mishin e kuq nuk duhet ta hani çdo ditë, por është e pranueshme ta hani deri në tri herë në muaj. Mishi e përmban edhe proteinën esenciale i cili ju mban më gjatë të ngopur.

Shmangni messhujtat

Messhujtat shkaktojnë gjithashtu ngrënie të pakontrolluar, dhe si rezultat edhe konsum shumë më të madh të kalorive se sa që është e nevojshme. Hani ushqim standard me karbohidrate, proteina dhe perime.

Pini shumë ujë

Lëngjet e shtrenjta, pijet e gazuara dhe pijet e tjera jo vetëm që kushtojnë me para, por edhe me shëndet. Përbërësit e pijeve të tilla janë shkaqet e shtimit në peshë. Kur jeni të etur, pini ujë ose çaj të gjelbër. Rrini të hidratizuar gjatë ditës, dhe kështu organizmi do të jetë në gjendje të përsosur.

Kontrolloni përbërësit

Nuk duhet t’ju mashtrojnë etiketat që deklarojnë se produkti përmban shumë pak yndyrë. Kjo yndyrë kompensohet me sasinë shtesë të sheqerit. Produktet "dietetale" na "detyrojnë" të konsumojmë më shumë, gjë që në fund rezulton në një rritje të peshës trupore.

Hani ushqime që i përgatitni vetë

Ushqimi i shpejtë dhe i përpunuar përmban kimikate të cilat shkaktojnë efekte të dëmshme. Nga ana tjetër, ushqimi i përgatitur në shtëpi është më i lirë dhe më i shëndetshëm. Njerëzit të cilët rrallë hanë në shtëpi zakonisht kanë probleme me peshë të tepërt, si dhe probleme me shëndetin.