Zbulohen hartat e kohës në tru Foto: Ilustrim

Zbulohen hartat e kohës në tru

25 March 2019 09:36

Zbulohen në tru hartat e kohës që mundësojnë të perceptohet kalimi i minutave, ditëve dhe viteve. Këto harta gjenerohen nga zona që quhet “korja shtesë motorike” dhe ky mekanizëm përshkruhet për herë të parë në revistën shkencore “Plos Biology” të institutit “Scuola Internazionale Superiore di Studi Avanzati” (SISSA) në Trieste.

Të koordinuar nga Domenica Bueti, studiuesit kanë zbuluar se në tru disa pjesë aktivizohen nga stimuj me afate të ndryshme. Zonat e përparme për afatet e shkurtra, zonat e pasme për periudhat e gjata.

“Për herë të parë u kuptua, tek njeriu, se si truri jonë shkodifikon kalimin e kohës”, thotë Bueti. Deri tani dihej vetëm që korja shtesë motorike ishte e përfshirë vetëm në perceptimin e kohës, por nuk dihej se si funksiononte.

Këto zbulime u arritën nëpërmjet monitorimit me rezonancë manjetike të dy grupesh vullnetarësh të shëndetshëm, që duhej të seleksiononin disa imazhe të njëpasnjëshme në ekranin e një kompiuteri për afate të ndryshme kohore, si dhe të thonin se cila nga dy imazhet kishte qëndruar për një kohë më të gjatë.

Tani studiuesit duan të kuptojnë se kujt i përket harta e kohës që kanë krijuar. Pra, është ajo fizike e kohëzgjatjes së stimujve në ekran, apo është ajo e perceptuar nga vullnetari, si dhe nëse kjo hartë është e ntyrshme, apo është fryt i eksperiencës dhe edukimit./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme