Arsyeja pse ndonjëherë nuk silleni si të rritur

Arsyeja pse ndonjëherë nuk silleni si të rritur

24 March 2019 14:22

Ju kanë thënë ndonjëherë “rritu” në të njëzetat tuaja, ose ju duhet një justifikim pse gjeni video macesh në internet dhe kënaqeni nga kjo gjë?

Tani keni një arsye zyrtare pse nuk veproni si një i rritur.

Njerëzit nuk rriten plotësisht deri kur mbushin 30 vjeç, sipas shkencëtarëve të trurit.

Aktualisht ligji britanik thotë se ju rriteni kur arrini moshën 18 vjeç.

Por shkencëtarët të cilët studiojnë trurin dhe sistemin nervor, raportojnë se mosha e rritjes është e ndryshme për të gjithë.

Sipas hulumtuesve, 18 vjeçarët pësojnë ndryshime në tru, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e tyre dhe janë më të prirur të zhvillojnë ç’rregullime të shëndetit mendor.

“Ajo që ne po përpiqemi të tregojmë është se të kesh një përkufizim se kur kalon nga fëmijë në i rritur është absurditet. Është një tranzicion që ndodh përgjatë tre dekadave”, ka thënë Peter Jones, profesori nga Universiteti i Cambridget.

“Unë mendoj se sisteme të tilla si sistemi i edukimit, sistemi shëndetësor, dhe sistemi i drejtësisë, vendosin përkufizime sepse janë më të përshtatshme për ta”, shtoi ai.

Kur mbushni 18 vjeç, ju mund të votoni, të blini alkool, të merrni kredi dhe gjithashtu të silleni si të rritur kur keni telashe me policinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme