Rukola, bimë me shumë vlera për organizmin

Rukola, bimë me shumë vlera për organizmin

20 March 2019 09:26

Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën, e në përmbajtjen e saj ka shumë vitamina, minerale dhe ushqyes.

Vitamina K që gjendet tek rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit. Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.

Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve dhe në vetvete është një mekanizëm që mbron, sulmon dhe shkatërron të gjitha radikalet e lira që shkaktojnë probleme të rrezikshme. Rukola përmban vitaminë A e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe që promovon shëndetin e mirë të kockave, dhëmbëve, syve dhe lëkurës. Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve. Rukola është e pasur me këtë përbërës.

Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera, siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalatit. Kjo është një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit. Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi të përthithet plotësisht. Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur, siç është spinaqi, mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka. Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate. Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. Acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura. Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Rukola ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq në trup. Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda. Rukola ka fuqinë të eliminojë pesticidet dhe herbicidet nga organizmi/G.SH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme