I konsumojmë shpesh, pijet që mund të na shkaktojnë vdekjen e parakohshme

I konsumojmë shpesh, pijet që mund të na shkaktojnë vdekjen e parakohshme

19 March 2019 09:21

Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun për vdekjen nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Sipas studiuesve në universitetin e Harvard, konsumimi i një kanaçeje me pije me sheqer apo pije energjike, shton me 31% shanset për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Në të njëjtën kohë, rrit dhe mundësinë e vdekjes me 50% përfshi këtu edhe kancerin.

Ndërkohë përsa i përket pijeve dietike, studiuesit kanë dalë në përfunimin se duhet të konsumohen më shumë se 4 kanaçe.

Studimi është udhëhequr nga Vasanti Malik, një kërkues shkencor në Fakultetin e Shëndetit Publik, në departamentin e ushqimit.

“Rezultatet tona treguan se duhet të limitojmë pijet me sheqer dhe ti zëvendësojmë ato me ujë po lëngje të tjera, për të pasur një jetë sa më të gjatë.

Në studim u testuan 80.647 femra dhe 37.716 meshkuj, që nga 1986-2014-ën. Të gjithë pjesëmarrësit u pyetën për shëndetin e tyre çdo dy vite”, u shpreh ai.

Bazuar në rezultate, personat që konsumonin 2 ose më shumë pije me sheqer në ditë, kishin 21% më shumë shanse që të vdisnin para kohe. Ndërkohë 1-2 kanaçe në ditë rrisin shanset për vdekje të parakohshme me 14%.

Gjithashtu nga rezultatet e studimit, konsumimi i pijeve me sheqer rriste shanset për diabet dhe vdekje të parakohshme nga kanceri, si pasojë e çrregullimit të metabolizmit.

Burimi kohajone

Komentet

Shto koment

Të ngjashme