Agjërimi dhe ushtrimet si katalizatorë të “pastruesit” qelizor të trupit

Agjërimi dhe ushtrimet si katalizatorë të “pastruesit” qelizor të trupit

17 March 2019 08:44

Një nga shumë gjëra të dobishme që trupat tanë e bëjnë vetë është se i mënjanojnë proteinat që nuk janë më të përdorshme.

Nëse proteinat janë të dëmtuara, toksike ose thjesht të tepërta ndaj kërkesave, makineria jonë qelizore mund të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri në largimin e kësaj ngarkese të vdekur, transmeton “Koha Ditore”. Por duke zbuluar mënyra të reja për ta kontrolluar këtë proces, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë trajtime të reja për një mori sëmundjesh degjeneruese si Alzheimeri dhe Parkinsoni, dhe sapo i kanë zbuluar disa leva të reja në formën e niveleve të luhatshme të hormoneve të shkaktuara nga ushtrimet dhe agjërimi.

Mekanizmat natyralë të trupit për largimin e proteinave janë të domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm të organizmit dhe kuptimi më i mirë për to njihet si shtegu ubikuitin-proteazom. Ai funksionon duke i etiketuar proteinat e dëmtuara me një molekulë ubikuitine, ku njësia e hedhjes së proteinave e merr këtë “puthje të vdekjes” si dritë të gjelbër për ta filluar shkatërrimin e saj.

Por nganjëherë njësia e hedhjes së proteinave nuk funksionon siç duhet, duke e krijuar një prapambetje të proteinave të keqpalosura që kanë mbetur për ta bllokuar qelizën dhe të ndikojnë në mënyrën se si funksionon ajo. Aq shumë saqë shkencëtarët, duke përfshirë ata në Shkollën Mjekësore të Harvardit që qëndrojnë prapa studimit të ri, besojnë se veprojnë si pararendës për çrregullimet neurodegjenerative si Alzheimeri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme