Hunda te fëmijët mund të jetë burim për trajtimin e infeksioneve të rënda të mushkërive Foto: Ilustrim

Hunda te fëmijët mund të jetë burim për trajtimin e infeksioneve të rënda të mushkërive

16 March 2019 16:46

Sipas një studimi të ri ekzaminimi i baktereve dhe viruseve në hundët e fëmijëve mund të japë të dhëna për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin e infeksioneve të rënda të mushkërive.

Infeksionet e mushkërive janë shkaktari kryesor i vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç në të gjithë botën.

Studimi zbuloi se bakteret dhe viruset në hundët e fëmijëve shkaktojnë infeksione respiratore.

Hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut thonë se studimi ndihmon për të kuptuar pse disa fëmijë janë më të pirur për tu prekur nga infeksionet sesa disa të tjerë.

Gjithashtu mund të jetë çelësi për parandalimin e infeksioneve të rënda të mushkërive.

Studimi ndihmon në përcaktimin e nivelit të infeksionit dhe sesa kohë duhet të qëndrojnë fëmijët në spital.

Ata thanë se në raste më pak serioze, mund të zvogëlohet nevoja për antibiotikë dhe ndihmon disa fëmijë të shërohen natyrshëm./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme