Lifestyle

Mendoi se kishte infeksion në gjoks, vdes nga kanceri i mushkërive

Descriptive Text

Julie Newman i kishte mbijetuar kancerit të qafës së mitrës dhe ishte e shkatërruar për t’u përballur me kancerin për herë të dytë.

44-vjeçarja shkoi tek mjeku dhe priste që ti thuhej se kishte një infeksion në gjoks, por u trondit kur mori vesh se kishte kancer në mushkri. Nëna e dy fëmijvë u shkatërrua kur mori vesh diagnozën.

Mjekët e paralajmëruan Julie se ajo kishte vetëm tetë javë për të jetuar, por ajo tejkaloi parashikimet e tyre, duke jetuar edhe disa muaj më shumë dhe ndërroi jetë në 6 Mars.

Sëmundja e keqe u përhap dhe edhe më shumë duke e bërë shumë të vështirë rikuperimin, raporotn Hull Daily Mail. Vajza e saj, 23 vjeçare, tha se ajo dhe vëllai i saj Charlie, 26 vjeç, janë duke vuajtur shumë humbjen e nënës së tyre.

“Ajo gjithmonë donte të ishte me familjen dhe të ishim të bashkaur. Ne ishim pranë saj kur ajo ndërroi jetë”.

Julie u diagnostikua fillimisht me kancer të qafës së mitrës në vitin 2007. Gjatë 12 viteve të fundit, ajo ka bërë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e qafës së mitrës, duke i bërë thirrje të gjitha grave që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Ishte Tetor i vitit 2017 kur Julie u sëmur përsëri. Në Shkurt të vitit të kaluar mjekët i thanë asaj se ajo kishte kancer të mushkërisë.

“Mami luftoi deri në fund”, tha vajza e saj Georgia.