Lifestyle

Minerali që forcon imunitetin

Seleni është njëri prej mineraleve të shumta pa të cilin është e pamundur të mendohet funksionimi i organizmit të njeriut.

Ai është i rëndësishëm për trupin tonë dhe është i nevojshëm për krijimin e selen-proteinës, e cila ruan qelizat nga dëmtimet e oksidimit.

Por, për këtë mineral flitet shumë rrallë dhe nuk i kushtohet vëmendja e duhur.

Seleni është esencial për forcimin e imunitetit dhe nëse hetojmë se kemi probleme me të mbajturit mend, mungesë fokusimi, atëherë është e qartë se bëhet fjalë për mungesën e këtij minerali në organizmin tonë, transmeton KosovaPress.

Disa nga shenjat e mungesës së selenit në trup përveç anemisë, humorit të keq dhe lodhjes, janë rënia e flokëve dhe të gjitha këto ndryshime në trupin tonë mund të kompensohen duke konsumuar ushqimet si arrat e Brazilit, farat e kungujve, banane, rrush, farat e lirit, kokos dhe oriz.