Shenjat që tregojnë se jeni në depresion Foto: Ilustrim

Shenjat që tregojnë se jeni në depresion

03 March 2019 22:35

Pamundësia për të dalë nga shtrati, rënia e vetëbesimit, frika e vazhdueshme dhe izolimi i vazhdueshëm, janë këto vetëm disa nga shenjat më të zakonshme të depresionit.

Megjithatë, 300 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje malinje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe deri në 50 për qind e tyre nuk trajtohen, pasi depresioni nuk mund të njihet lehtësisht.

“Njerëzit shpeshherë e stigmatizojnë depresionin dhe e mohojnë gjendjen e tyre, kështu që ata habiten kur të tjerët thonë se janë në depresion”, thotë Susanne Cooperman, Ph.D., psikologe në NYU Langone.

Ajo zbulon disa simptoma të papritura të depresionit te gratë. Sipas saj, nëse brenda një kohe të shkurtët i përjetojmë një ose të gjitha këto shenja, kjo është krejtësisht normale, por nëse janë të pranishme për shumicën e ditës ose gjatë gjithë ditës, Cooperman rekomandon që personi të vizitojë mjekun për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për depresion, transmeton KosovaPress.

Këto janë shenjat që tregojnë se jeni në depresion dhe nuk jeni të vetëdijshëm se vuani nga kjo gjendje:

Humbni kontrollin rregullisht;

Zgjoheni tepër herët;

Nuk tregoni më interesim për hobitë tuaja;

Keni dhimbje në pjesën e epërme të shpinës;

Shtoni peshë ose humbi kilogram pa arsye;

Për një moment jeni bërë të pavendosur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme