Simptomat më pak të njohura të metabolizmit të ngadalësuar

Simptomat më pak të njohura të metabolizmit të ngadalësuar

16 shkurt 2019 09:41

Metabolizmi përbën grupin e proceseve kimike të cilat ndikojnë në aftësinë e trupit për t’i shndërruar yndyrat, sheqernat dhe proteinat në energji. Shumë njerëz kanë probleme të mëdha metabolike, veçanërisht gjatë dimrit kur të gjithë merren më pak me aktivitete sportive dhe të ngjashme.

Metabolizmi i shpejtë prodhon energji në mënyrë efikase, ndërsa metabolizmi i ngadalësuar pothuajse nuk e bën fare këtë – gjë që rezulton në akumulimin e kalorive.

Përveç simptomave të zakonshme, ekzistojnë edhe simptoma atipike të metabolizmit të ngadalësuar. Në listën e simptomave tipike përfshihen: mbipesha, mungesa e libidos (dëshirës seksuale), marramendja, dridhjet, frymëmarrja e shkurtuar, ngërçet, plogështi e muskujve, sy të thatë dhe ngjirja e zërit.

Simptomat atipike janë: këmbët dhe duart e ftohta, pagjumësia, ngadalësimi i lëvizjeve, të folurit dhe të menduarit, ndjesia e therjes në duar dhe këmbë, lëkura e thatë, vështirësi me gëlltitje, humbje e oreksit, dhimbje koke, rënie e flokëve dhe qimeve të trupit, dhimbje e muskujve dhe dhimbje e nyjave, kapsllëku dhe imuniteti i dobësuar.

Nëse dëshironi ta përshpejtoni metabolizmin, përqendrohuni që ta eliminoni stresin në mënyra të ndryshme, përpiquni ta stabilizoni orarin e gjumit dhe të merrni lëngje të mjaftueshme në organizëm. Rekomandohet gjithashtu të ushtroni çdo ditë dhe ta rrisni masën e muskujve, këshillojnë ekspertët.

Përveç kësaj, konsumoni sa më shumë proteina dhe çaj të gjelbër si dhe ushqime me erëza.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme