Kanceri i mushkërive së shpejti do të mund të zbulohet përmes një testi të thjeshtë të gjakut Foto: Ilustrim

Kanceri i mushkërive së shpejti do të mund të zbulohet përmes një testi të thjeshtë të gjakut

12 shkurt 2019 20:01

Shenjat e hershme të kancerit të mushkërive mund të zbulohen së shpejti me një test të thjeshtë të gjakut.

Hulumtuesit britanikë kanë krijuar një lloj të ri të testimit që mund të identifikojë fazat e hershme të kësaj sëmundje, dhe madje të parashikojnë se ku mund të zhvillohen tumoret parakanceroz.

Gjetjet “premtuese” dhe “emocionuese”, të botuara në revistën Disease Models and Mekanisms, mund të jenë vendimtare në rrahjen e sëmundjes, thonë ekspertët, transmeton KosovaPress.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin, sepse është shumë e vështirë të diagnostikosh dhe shpesh shfaqet më vonë kur është më e vështirë të trajtohet.

Nëse një tumor i mushkërive zbulohet herët, mund të hiqet lehtë në kirurgji për të parandaluar përhapjen e saj në pjesë të tjera të trupit.

Ndryshe, kanceri i mushkërive është zyrtarisht shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin. Çdo vit në Britani të Madhe regjistrohen 46,400 raste të kancerit të mushkërive. Vetëm një në 10 pacientë jeton deri në pesë vjet pas diagnozës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme